×
  • Lajme
  • Lajme

    Të mërkurën mot me diell, të enjten sërish shi e borë

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 22:41

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta.


    Temperaturat do të jenë në rritje, sidomos maksimalet e ditës, kurse mëngjesi paraqitet me ngrica të lehta po thuaj në gjithë territorin e vendit.

    Por të enjten, sërish pritet çrregullim i motit, duke bërë që vranësirat të dendësohen dhe si pasoj e proceseve fizike që parashihen të ndodhin në troposferë, priten reshje, kryesisht në formë shiu, por edhe kushte për fjolla bore, derisa, në viset malore, reshjet paraqiten vetëm në formë bore dhe në fushat termike atje priten të ketë ulje për 2 respektivisht 4 gradë Celsius.

    Në fushat barike pritet të ketë rënie të lehta. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!