Sa afron ora 14:00, numri veç po rritet i protestuve në Hagë të cilët po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Në parkun afër muzeut Madurodam në Hagë, bashkëluftëtarë të UÇK-së, shqiptarë nga diaspora e Kosova janë mbledhur për të protestuar në mbrojtje për çlirimtarët.

Protesta po mbahet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Reklamë

/Reporteri.net/

Reklamë