×
  • Lajme
  • Lajme / Gjakovë

    Të rinjtë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian mësojnë si t’i identifikojnë lajmet e rreme dhe propagandën hibride nga Rusia

    Reporteri
    26 Shkurt 2024 | 16:07

    20 të rinj tjerë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përfunduan trajnimin mbi Edukimin Medial në kuadër të projektit “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes edukimit medial për komunitetet joshumicë në Kosovë” – i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me grant për gazetën online Reporteri.net.

    Trajnimi i pestë, i cili përmbyllë ciklin e trajnimeve nëpër qendrat kryesore të Kosovës, u zhvillua në Gjakovë. Nga 20 pjesëmarrësit, 8 prejt tyre – 40% – ishin vajza dhe gra.

    Ata u trajnuan në 5 module, nga pesë profesionistë dhe emra të njohur të gazetarisë në Kosovë.

    Trajnimi nisi me modulin e përgatitur gazetarja e RTK-së dhe autorja e emisionit “Ora Egjiptiane”, Nora Xhuzi. Ajo ligjëroi për “Dezinformimin mbi baza raciste, etnike dhe ndaj grupeve tjera të margjinalizuara”. Tregoi edhe për përvojat personale, se si jo rrallë herë ka qenë cak i dezinformatave dhe paragjykimeve mbi bazën raciste.

    Pas saj, Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, Xhemajl Rexha, u ligjëroi pjesëmarrësve për përhapjen e lajmeve të rreme përmes gazetarisë televizive, në modulin e përgatitur nga ai me titullin “Prevanlenca e lajmeve të rreme në TV”.

    “Paragjykimet ndaj mediave dhe rastet kur mediat tregojnë anshmëri”, ishte moduli tjetër që u ligjërua në Gjakovë, nga Drejtori i Gazetës Express dhe Televizionit T7, njëherësh autor i emisionit “Pressing”, Leonard Kërquki.

    Mentor Shala, autor i serisë së dokumentarëve “Virussia”, 20 të rinjtë në Gjakovë i trajnoi në modulin “Propaganda si elementi kryesor i luftës hibride ruse”.

    Trajnimi përfundoi me modulin “Identifikimi i burimeve të besueshme të informacionit”, i ligjëruar nga drejtori i gazetës online Reporteri.net, Bekim Kabashi.

    Projekti “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes edukimit medial për komunitetet joshumicë në Kosovë” financohet me grant nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë për Gazetën Online Reporteri.net (R Media L.L.C). Projekti implementohet në partneritet me median “Front Online” dhe Institutin për Hulumtime “iFront”.

    Në kuadër të këtij projekti janë trajnuar gjithsej 109 të rinj të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, nga qytete të ndryshme të Kosovës, si: Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Gjakova, Fushë Kosova, Lipjani, etj.. Prej tyre, 59 ishin gra/vajza – pra, më shumë sesa gjysma – rreth 55% – e pjesëmarrësve vajza dhe gra.

    Gjatë këtij procesi, 6 nga kandidatët më të suksesshëm që kanë dalë nëpërmjet një gare të hapur dhe transparente gjatë zhvillimit të trajnimeve në 5 rajone të ndryshme të Kosovës, janë përzgjidhur për të kryer punë praktike në mediat dhe organizatat partnere të projektit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!