×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me revole në Vitomiricë të Pejës, arrestohet i dyshuari

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 16:52

    Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka njoftuar se më gjashtë ditë më parë kishte pranuar raportimet për të shtëna me armë në Vitomiricë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Njësiti i hetimeve ka gjetur dy gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe më pas personi i dyshuar është arrestuar.

    “Në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar, një revole e tipit M57 i kalibrit 7.62 milimetra dhe dy gëshoja të kalibrit 7.62×25 mm”, thuhet në njoftim.

    I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit rasti shkon nё procedurё te rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!