×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Telekomi u ofron punëtorëve deri në 24 paga kompensim për largim vullnetar nga puna

    Reporteri
    02 Tetor 2026 | 21:41

    Telekomi i Kosovës ka hapur Programin e Ndërprerjes Vullnetare të Marrëdhënies së Punës me Kompensim Financiar, përmes të cilit punonjësit mund të aplikojnë vullnetarisht për përfundimin e marrëdhënies së punës kundrejt një kompensimi financiar.

    Programi është miratuar nga Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A., datë 1 tetor 2026.

    Sipas kushteve të përcaktuara nga Telekomi, kompensimi ndryshon në varësi të moshës së punonjësit në momentin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës, raporton portali “Kujdestari“.

    Punonjësit nën moshën 61-vjeçare do të mund të përfitojnë kompensim në vlerën e 24 pagave mujore, bazuar në pagën mujore që kanë në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes.

    Ndërkaq, për punonjësit 61-vjeç ose më të vjetër, kompensimi do të jetë në vlerën e 60 për qind të shumës totale të pagave që do t’u takonin deri në arritjen e moshës së pensionimit, gjithashtu bazuar në pagën mujore në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes. Afati për aplikim është deri më 12 tetor 2026, në orën 16:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!