×
  • Lajme
  • Lajme

    Televizioni i Shqipërisë nuk e njeh Kosovën, reagon Qeveria

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 9:59

    Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, ka akuzuar televizionin shqiptar ABC se gjatë parashikimit të motit Kosova nuk ishte askund në hartën evropiane.

    Matoshi në një postim në Facebook ka shkruar se harta gjeopolitike e Evropës ka ndryshuar më 17 shkurt 2008, por duket se në një pjesë të medias në Tiranë vlejnë ende hartat e vjetra.

    “Harta gjeopolitike e Europës ka ndryshuar zonja e zotrinjë nga ABC më 17 shkurt 2008, por duket se në një pjesë të medias në Tiranë vlejnë ende hartat e vjetra!? Joprofesionale dhe e turpshme!”, tha Matoshi në ostimin e tij.

    Postimi i plotë i tij:

    Televizioni shqiptar ABC nuk e njeh Republikën e Kosovës!?

    Shtetet dhe kombet i kanë disa çaste vendimtare në historinë e tyre dhe Republika e Kosovës aktualisht është në një moment të tille, të jeshë a të mos jeshë.

    E përballur me një retorikë kercënuese nga Serbia dhe nën presionin permanent të shtrirjës së ndikimit rus në rajon, Kosova me tërë potencialin shtetëror, po e mbronë të drejtën e saj, kufijtë dhe emrin kushtetues në gjeopolitikën e globit.

    Mirëpo, fatkeqësisht në televizionin shqiptar ABC, gjatë parashikimit të motit, Kosovë nuk kishte askund në hartën europiane!?

    Harta gjeopolitike e Europës ka ndryshuar zonja e zotrinjë nga ABC më 17 shkurt 2008, por duket se në një pjesë të medias në Tiranë vlejnë ende hartat e vjetra!? Joprofesionale dhe e turpshme!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!