×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperatura pranverore në janar, por mësohet se kur do të fillojë rënia e tyre

    Reporteri
    03 Janar 2022 | 13:56

    Nuk është e zakonshme edhe nuk ndodh të shihet shpesh që në muajin janar, të mbretërojë moti sikurse në muajin maj, pra në stinën e pranverës.

    Mirëpo një gjë e tillë po shihet në këto ditë të para të fillimit të vitit 2022 në Kosovë, ku temperaturat po arrijnë deri në 12 gradë celcius.

    Besim Aliu nga Instituti Hidrometorologjik i Kosovës tha që edhe në ditët në vijim pritet të jenë këto temperatura kurse në ditën e enjte pritet të ketë ulje të tyre, duke i cilësuar si temperatura jo normale për muajin në të cilin ndodhemi.

    “Parashikimi që është bërë për pesë ditët e ardhshme për motin, ka dalë që mot me këto temperatura që nuk janë normale për muajin në të cilin ndodhemi do të vazhdojë edhe për ditët ne vazhdim. Ajo që është interesante është që në mëngjes në pjesët e ulëta temperaturat janë -1 kurse në viset malore deri në -4. Mund të them qe një ulje paksa e këtyre temperaturave pritet të ndodhë në ditën e enjte të kësaj jave”, tha Aliu për Telegrafin.

    Ai tutje shtoi që ky parashikim i motit vlenë vetëm për pesë ditët e javës dhe se nuk mund të behet parashikimi i motit për të gjithë muajin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!