×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli për Hysenin: Servili i Hashimit e paska kritiku servilin e Albinit

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 15:52

    Rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në Republikën e Kosovës ka hapur përplasje të reja mes politikanëve kosovarë.

    Ishte Skender Hyseni që e quajti servil dhe hipokrit kreun e partisë së tij, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit iu përgjigj pozitivisht votimit të kësaj rezolute.

    Në këtë “debat” është përfshirë edhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ajo e ka quajtur servil të ish-presidentit Thaçi, Skender Hysenin, njëashtu servil e quan edhe Abdixhikun.

    Postimi i saj i plotë:

    Servili i Hashimit e paska kritiku servilin e Albinit për servilizëm! Filozofi e randë kjo! #MT

    Referendumi i Beogradit për disa ndryshime në kushtetutën e Serbisë i nxori në pah armiqtë brendapartiakë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të shtunën dhe miratimi i rezolutës kundër mbajtjes së këtij referendumi në Kosovë u konsiderua i panevojshëm nga dy zyrtarë të LDK-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!