×
  • Lajme
  • Lajme

    Termokos njofton se është evidentuar rrjedhja në gypin që furnizon QKUK-në me ngrohje

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 11:36

    Kompania e ngrohjes qendrore Termokos, ka njoftuar për një rrjedhje të gypit në hapësirat e QKUK-së.

    Ekipi i Termokosit kanë evidentuar një rrjedhje në gypin, që furnizon me ngrohje disa objekte në hapësirat e QKUK-së: Instituti i mjekësisë ligjore, Ortoprotetika, Mjekësia sportive, Klinika e Psikiatrisë, Dekanati i ri i Fakultetit të Mjekësisë, Spitali amerikan dhe disa objekte të vogla afariste përreth.

    “Tanimë, ekipet tona kanë dalë në teren dhe pritet, që shumë shpejtë të evitojnë rrjedhjen dhe të rikthejnë furnizimin me ngrohje”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!