×
  • Lajme
  • Lajme

    Termokosi sot vazhdoi ngrohjen me avull

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 9:39

    “Termokosi” ka nisur sot furnizimin me avull nga KEK-u.

    Reporteri.net ka kontaktuar zëdhënësen e Termokosit, Afërdita Uka, e cila ka thënë se çdo gjë është duke shkuar sipas planit.

    Mbrëmë në një bisedë me Reporteri.net, ajo ka njoftuar se dita e djeshme që ishte pa ngrohje, nuk do të futet fare në faturim muajin e ardhshëm.

    “Patjetër, që konsumatorëve tanë do t’u zbritet nga faturimi kjo ditë, kur ata kanë pasur mungesë të ngrohjes. Pra, ata do të faturohen vetëm për ditët kur janë furnizuar me ngrohje”, tha Uka.

    Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka njoftuar se deri sot nuk do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit me avull për ngrohje qendrore, çka bëri që dje të ndërpritet ngrohja në Kryeqytet nga Termokosi.

    KEK-u ka thënë se problemi ka qëndruar në njërën njësi të termocentralit Kosova B.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!