×
  • Lajme
  • Lajme

    Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gratë sërish përbëjnë shumicën e viktimave

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 10:49

    Tetë raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

    Në Kosovë, muaji nëntor qe muaji për thirrje e ndërgjegjësim për të parandaluar dhunën në familje, në veçanti ndaj grave, raporton Gazeta Online Reporteri.

    Në Kosovë, gratë përbëjnë shumicën e viktimave të dhunës në familje. Sipas të dhënave të policisë, deri në shtator të vitit 2021, si viktima të dhunës në familje janë raportuar 1,437 gra dhe 408 burra.

    Çdo vit, që nga 2018-ta, së paku 1,000 gra janë raportuar si viktima të dhunës në familje.

    Dje, në Podujevë një grua ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Në Fushë Kosovë, një grua po ashtu ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante .

    Në Prishtinë një tjetër grua ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Në Fushë Kosovë, ankuesja ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj i cili jeton jashtë Kosovës. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social ndërsa me urdhër të prokurorit është cilësuar rasti dhunë në familje. Rasti është duke u hetuar.

    Në Podujevë, raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, babë e birë (i biri i mitur) pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur edhe fizikisht. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

    Në Novobërdë është arrestuar një burrë pasi pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Në Malishevë, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij. I dyshuari gjatë intervistës ka mohuar një gjë të tillë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

    Në Vushtrri është arrestuar një burrë pasi që ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

    Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjatë periudhës janar – tetor, 2021, ky institucion ka pranuar 1,028 raste të dhunës, ndërsa ka zgjidhur 711.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!