Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në raportin e Policisë së Kosovës.
Viktima të dhunës janë gratë nga kryesisht partnerët apo ish-partnerët e tyre.
Vetëm në rajonin e Prishtinës, policia raportoi për gjashtë raste dhunës në familje, ndërsa një rast tjetër u raportua në Pejë dhe një në Malishevë mes vjehrrit e nuses.
Në një rast në Prishtinë, gruaja kishte raportuar në polici se ish-bashkëshorti i saj posedon armë në shtëpi dhe pas kësaj policia kishte bastisur shtëpinë e të dyshuarit, por s’kishte gjetur asgjë.
Raporti i policisë për dhunën në familje:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 22-30.10.2026-NN. Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin nuk bashkëjeton që disa muaj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Gllogoc 30.10.2026-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Obiliq 30.10.2026-12:15. Është raportuar se bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes. I dyshuari nuk është hasur. Rasti është duke u hetuar.
· Prishtinë 29.10.2026-16:00. Me 30.10.2026, është raportuar se para disa kohe, viktima femër kosovare është kanosur nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar dhe se i njëjti posedon armë zjarri në shtëpi. Njësit policore me urdhër të prokurorit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 30.10.2026 NN. Është raportuar se bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 30.10.2026 – 20:00. Është raportuar se bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 09.07.2026 – NN. Me 30.10.2026, është raportuar se viktima femër kosovare para disa muajve ishte ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin kanë dy fëmijë dhe se procedura e shkurorëzimit është në proces gjyqësor, por i dyshuari mashkull kosovar, vazhdon t’i dërgojë mesazh dhe se e njëjta ka frikë nga ai. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 30.10.2026 – 23:15. Është raportuar një rast dhunë në familje ku kishte një fjalosje mes nuses dhe vjehrrit. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.