×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: BE i ndarë, në Berlin kishte vetëm fjalime të zbrazëta

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 10:51

    Në një intervistë për prestigjozen Financial Times, Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur rreth Samitit të Berlinit.


    Ai e ka përshkruar Bashkimin Evropian si shumë të dobët, të ndarë nga brenda dhe të shqetësuar nga popullistët në zgjedhjet e Parlamentit Evropian që do të mbahen në maj.

    Thaçi intervistën e ka dhënë në Berlin, aty ai e ka lavdëruar zgjidhjen e çështjes së emrit për Maqedoninë e Veriut, duke cituar diplomacinë e koordinuar mirë mes SHBA’së dhe BE’së. Mirëpo një bashkëpunim i tillë ka thënë ai që mungon në çështjen e zgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Pa përfshirjen dhe rolin drejtues të SHBA’së, unë jam skeptik që dikush nga BE’ja mund të bëjë diçka. Roli i SHBA’së është vendimtar për një zgjidhje.”, thotë ai.

    “Ajo çka ne po synojmë është njohja e Kosovës nga Serbia, dhe kështu rruga për antarësim në BE do të jetë e hapur për të dy shtetet. Por nuk do ketë kompromis për pavarësinë e Kosovës, përndryshe do të mbesim në një konflikt të ngrirë që do kishte pasoja për të ardhmen dhe do kishte mundësi për konflikt të ri.”, shton tutje presidenti i Kosovës.

    SHBA’ja është e shqetësuar për ndikim e Rusisë dhe Kinës në Ballkan, thotë mediumi. Andaj ata madje kanë konsideruar një zgjidhje me shkëmbim të territoreve si pjesë e një marrëveshje të përgjithshme që do i hapte rrugë të dy vendeve për antarësim në organizata perëndimore.

    Gjermania ka rritur shqetësimet rreth implikimeve të ndërrimit të kufijve në Ballkan. Por qeveritë e tjera të shteteve anëtare të BE’së duken më të heshtura rreth kësaj ideje.

    Rreth takimit të liderëve në Berlin Thaçi është shprehur kështu:”Jo vetëm unë, por të gjithë ne nga regjioni u ndamë të dëshpëruar nga takimi në Berlin. Nuk kishte asgjë konkrete, vetëm fjalime boshe.”

    “BE’ja është shumë e dobët dhe nuk është e bashkuar… Ata janë të okupuar me zgjedhjet në parlamentin e tyre dhe të frikësuar për rezultatin eventual. Andaj të gjithë po veprojnë në një mënyrë taktike dhe politike, dhe nuk po mendojnë strategjikisht.”, shtoi në fund Thaçi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!