×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi demanton Haradinajn: Në Berlin ishim unikë sa i përket taksës

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 12:00

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur edhe një herë për Samitin e Berlinit.


    Thaçi ka thënë takimi ishte inkurajues, mirëpo sipas tij nga aty nuk ka dalë asnjë ide e re sa i përket zgjidhjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, shkuan Reporteri.net.

    Ndër të tjera Thaçi ka demantuar deklaratat e kryeministrit Haradiaj i cili tha se kishin qëndrime të ndryshme në Berlin sa i përket taksës. Presidenti Thaçi u shpreh se qëndrimet e tyre ishin të qarta sa i përket të gjitha çështjeve të rëndësishme për Kosovën, duke përfshirë këtu edhe taksën, shkruan Reporteri.net.

    “Ne kemi prezantuar një qëndrim duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjet. Qëndrimet tona kanë qenë shumë të qarta sa u përket të gjitha çështjeve, edhe dialogut edhe të ardhmes euroatlantike, por edhe sa i përket liberalizimit të vizave. Mendoj se mesazhi ynë ka qenë shumë i qartë ne i kemi plotësuar të gjitha kërkesat tuaja. Pse qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin më të izoluarit në Evropë? Për taksën kemi qenë shumë të qartë në tri fjalime që kam mbajtur. Taksën nuk mund ta lidhim me liberalizim ose dialog, dialogu do të vazhdojë me apo pa taksë”, u shpreh ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!