×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Kërkoj nga Kuvendi që urgjentisht të miratojë rezolutë për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 11:52

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbajtur konferencën e dytë pas kthimit nga Samiti i Berlinit.


    Në këtë konferencë Thaçi foli për rrëfimin e Vasfije Krasniqit para Kongresit Amerikan gjatë ditës së djeshme, duke thënë se historia e saj para anëtarëve të Kongresit Amerikan  dëshmoi përmasat e dhunës, krimit dhe gjenocidit që shteti i Serbisë ushtroi mbi popullatën civile shqiptare, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi po ashtu falënderoi kongresistin Eliot Engel pa të cilin siç tha ai, rrëfimi i krimeve serbe do të ishte i pamundur.

    “Asnjë segment i krimit serb nuk bën të heshtet sado tragjik të jetë. Dua të falënderoj mikun e madh të Kosovës, Eliot Engel i cili tri dekadat e fundit bëri gjithçka për lirinë dhe pavarësinë Kosovës. Pa të rrëfimi i Vasfijes do të ishte i pamundur”, është shprehur Thaçi.

    Gjatë kësaj konference presidenti Thaçi kërkoi që Kuvendi i Kosovës urgjentisht të miratojë rezolutën për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.

    “E theksoj edhe një herë, sot kërkoj nga institucionet e Kosovës që shpejt dhe urgjentisht,  Kuvendi në të ardhmen e afërt të nxjerr rezolutën për krimet e Serbisë në Kosovë”, u shpreh Thaçi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!