×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi për “Reuters”: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 16:59

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka theksuar rëndësinë e Samitit të Berlinit dhe nevojën e rifillimit pa kushte të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


    Kreu i shtetit në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, ka thënë se dialogu duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

    “Në intervistën e radhës për Agjencinë e Lajmeve “Reuters”, theksova rëndësinë e Samitit të Berlinit dhe nevojën e rifillimit pa kushte të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Thaçi pas daljes nga takimi që zhvilloi sot me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini deklaroi se ky takim ka qenë mjaft i mirë ku edhe është diskutuar për angazhimet e Kosovës përballë Bashkimit Evropian.

    Ai tutje shtoi që Bashkimi Evropian nuk mund ta luaj rolin e tij për shkak se nuk ka unitet mes vete dhe mundësia për përparim është e vogël.

    Ai shtoi tutje se negociata nuk mund të ketë pa SHBA-të, por që Kosova është e gatshme për dialog të pakushtëzuar dhe asnjë mënyrë me kushtëzime.

    Thaçi tha se presim nga Kancelarja Merkel që ta bind Vuqiçin dhe pesë vendet e Bashkimit Evropian që ta njohin Kosovën si shtet si dhe liberalizimin e vizave.

    Thaçi pas takimit me Mogherinin: Presim lajme të mira rreth heqjes së vizave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!