×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi publikon foton e përbashkët me liderët, thotë se duhet përshpejtuar rrugëtimi për në BE

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 21:46

    Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar fotografinë e përbashkët me liderët e bllkanit Perëndimor, pas përfundimit të Samitit të Berlinit.


    Thaçi ka thënë se duhet përshpejtuar rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

    “Kësaj fotografie të përbashkët duhet t’i japim përmbajtje dhe dinamikë, për të përshpejtuar rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Familja evropiane është familja jonë”, ka shkruar presidenti në Facebook.

    Në këtë Samit të përbashkët fokus ka qenë arritja e një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi.

    Ndryshe pas takimeve të shumta që liderët e Ballkanit Perëndimor zhvilluan gjatë ditës së sotme në kuadër të Samitit të Berlinit ka nisur darka që shënon edhe mbylljen e punimeve të këtij samiti.

    Fotografia e publikuar nga kjo darkë tregon se si Thaçi dhe Vuçiqi e “ndajnë mexhën”, Haradinaj në mes, kurse Rama e përforcon prezantimin shqiptar nga ana e majtë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!