×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Taksa është bërë monotone

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 21:52

    Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka deklaruar se heqja e taksës 100% ndaj Serbisë është e domosdoshme të pezullohet pasi e njëjta do t’i hap rrugë vazhdimit të dialogut.


    Në një intervistë televizive, Thaçi deklaroi se taksa do ta ketë një fund, duke paralajmëruar edhe një ndërhyrje nga ana e tij.

    “Mendojë se kjo çështje është bërë monotone. Kërkesa e gjithë bashkësisë ndërkombëtare që të respektohet këshilla për të hapur mundësit vazhdimit të dialogut. Kam besim se gjërat e tilla do të tejkalohen dhe për Kosovën s’do të ketë cenim”, citohet të ketë thënë Thaçi.

    “Tani janë të njohura kërkesat e SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë. Ata e njohin vullnetin e opinionit publik në Kosovë dhe orientimin strategjik të opinionit. Si president nuk do të lejoj që të preken vija e kuqe sepse atëherë do të ndërhyjë…”, ka thënë Presidenti i vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!