Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke zhvilluar kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në ambientet e Kuvendit.

Takimi po zhvillohet për konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Të dy krerët politikë u  shprehën optimistë para nisjes së takimit.

Reklamë

“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të tani që u certifikuan rezultatet”, tha Kurti para se të hynte në takim.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se beson se ky takim do të ketë sukses në procedurat e mëtejme të formimit të institucioneve.

“Qëndrimi im është i qartë. Te unë është gjithmonë konsistenca prezent. Gjithmonë kam deklaruar që s’ka vija të kuqe me partitë politike, gjithmonë jam i gatshëm me bisedu me secilin lider politik në interes dhe në dobi të vendit dhe normalisht që deklarata ime ka qenë publike, ka qenë e qartë”, ka deklaruar Hamza.

Pas Hamzës, Kurti pasdite pritet të takojë edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Takimi Kurti-Abdixhiku do të zhvillohet në ora 18:00./Reporteri.net/

Reklamë