Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.

“Sot ishte një zhvillim interesant. U votua një kandidat i propozuar nga LVV për kryeparlamentar. Ky ishte më i miri i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kadriaj.

Ajo bëri të ditur se AAK ka lënë votimin në vullnetin e deputetëve të saj, duke shtuar se ishte zgjedhja e Vetëvendosjes.

Reklamë

“Deri tani kanë akuzuar partitë ish-opozitare se po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit”, theksoi Kadriaj.