×
  • Lajme
  • Lajme

    Toka sërish merr jetë: Vëllai vrau vëllain në Suharekë për pronë

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 13:28

    Sot rreth mesditës një person u qëllua për vdekje në fshatin Studençan të Suharekës, e motivet mësohet të jenë pronësore.

    Siç merret vesh, 72 vjeçari B.G ka shtënë mbi vëllain 64 vjeçar I.G, pas një mosmarrëveshjeje për tokë, raporton Reporteri.net.

    Ndërkohë, Policia akoma nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin, mirëpo vetëm është konfirmuar vrasja.

    Sidoqoftë, pak orë më herët në Suharekë ndodhi edhe një vrasje, ku një i ri u qëllua për vdekje në vendin e tij të punës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!