×
  • Lajme
  • Lajme / Skandal

    Top Channel në lajmet qendrore i referohet Kosovës si “Kosova e Metohia”, si citat nga media serbe

    Reporteri
    15 Janar 2024 | 13:48

    Top Channel i referohet shtetit të pavarur të Kosovës si “Kosova e Metohija” në një raportimin të tyre i përkthyer nga mediat e Beogradit, e i transmetuar në lajmet qendrore të televizionit kombëtar në Shqipëri.

    Këtë skandal, Top Channel e lëshoi në një kronikë të tyre të 13 janarit, e cila flet për raportimet e mediave serbe se është arrestuar në Serbi një person i dyshuar për bashkëpunim me Shërbimin Informativ të Shqipërisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në një pjesë të raportimit, gazetarja e Top Channel e cila ka përkthyer informatat nga mediat serbe, pakicës etnike në Kosovë, atyre serbë iu referohet si “serbet nga Kosova e Metohija”, duke e cituar “bukfalisht” raportimin e mediave në Serbi.

    Kronika skandaloze u nxor të shtunën në lajmet qendrore të televizionit kombëtar shqiptar, dhe e njëjta – po ashtu – u publikua me të njëjtin referim për Republikën e Kosovës edhe në portalin online të Top Channel.

    Termin “Metohija”, në Serbi përdoret si ndajshtesë kur përmendet Kosova, duke iu adresuar si “Kosova dhe Metohija” dhe për shumë kë është “shpikje politike” dhe pezhorative ndaj vendit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ky term u përdor me të madhe ndaj Kosovës sidomos në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, në kohën kur Slobodan Milosheviq, kishte marrë pushtetin në Serbi dhe kur regjimi i tij kreu masakra të tmerrshme dhe krime tjera të luftës në Kosovë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!