×
  • Lajme
  • Lajme

    Transplantim dhe trafikim i organeve, arrestohen katër persona në Prishtinë

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 12:03

    Policia në Prishtinë ka arrestuar katër persona në një klinike private nën dyshimin për transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore.


    Në bazë të urdhëresës së Gjykatës është bërë kontrollimi i kësaj klinike me ç’rast janë arrestuar dy meshkuj dhe dy femra që të gjithë shqiptarë me shtetësi të Kosovës.

    Policia raportoi se si prova materiale janë konfiskuar shtatë dosje mjekësore, 500 euro para të gatshme, 20 libra për shënime dhe katër telefona mobilë.

    Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!