Mediat amerikane raportojnë se katër nga gjashtë viktimat e shpërthimit tragjik të premten në Athinë janë nga Nju Jorku.
Dhe madje, po sipas tyre, bëhet fjalë për tre persona me prejardhje shqiptare.
Siç theksojnë mediat e huaja, ndër viktimat ishin Florida Hoxha dhe Ian Kirkpatrick që ishin martuar në gusht dhe kishin udhëtuar drejt Greqisë, ku vëllai i saj, Florin Hoxha, po i kalonte pushimet me bashkëshorten e tij, Erisa Cani, e cila ishte shtatzënë,
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Ngjarja ndodhi të premten në lagjen historike Plaka, pranë Akropolit, ku një ndërtesë u shemb pas një shpërthimi të fuqishëm.
Mediat raportojnë se dy çiftet duhej të dilnin nga apartamenti në orën 11:00 dhe të merrnin një fluturim për në Shtetet e Bashkuara në orën 16:00. Ata ishin në gjumë kur ndodhi shpërthimi, rreth orës 07:30.
Ndërkohë ishte raportuar se dy viktimat e tjera ishin një burrë britanik dhe bashkëshortja e tij greke, të cilët jetonin në katin e sipërm të ndërtesës.
View this post on Instagram
Autoritetet greke dyshojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi, ndërsa hetimet përfundimtare janë ende në zhvillim.
Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesat përreth dhe dy gra në një objekt fqinj mbetën të plagosura.
Ekipet e shpëtimit punuan për më shumë se një ditë mes rrënojave për të nxjerrë trupat e viktimave.