×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tuneli i Fundit” – Aty ku mund t’i lexoni rastet e dhunës e vrasjeve ndaj grave në Kosovë

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 10:31

    Sot Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime (SIT), ka kujtuar gratë e vrara si pasojë e dhunës në familje në pesë vjetët e fundit në Kosovë, me anë të një aktivitetit të titulluar “Tuneli i Fundit”.

    Në një tunel të improvizuar janë vendosur historitë e grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në Kosovë, ku kalimtarët do ta kenë rastin të lexojnë për dhunën që gratë e përjetojnë përgjatë viteve.

    Sipas përfaqësuesve, në vitin 2020 janë vrarë katër gra nga familjarët e tyre, kurse gjatë vitit 2021 janë vrarë tri gra.

    Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe një deklaratë e “Zotimit Publik” ku të gjithë mund ta shohin, ta lexojnë e ta nënshkruajnë që më pas të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.

    Më 7 dhjetor këto tregime do të shfaqet në qytetin e Mitrovicës Jugore dhe më 8 dhjetor në Kamenicë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!