Deputetja e LVV’së, Fitore Pacolli, ka shpërthyer në sulme, akuza e fyerje ndaj gazetarit Berat Buzhala, pasi mediumi i tij publikoi një seri storjesh me rrëfimin e një 89 vjeçari me të cilin babai i Pacollit ka një kontest gjyqësorë shkaku i disa ari tokë të blera nga një serb, ish-banor i Kosovës para luftës.
Ismail Veliu, rreth të 90’ve, po ankohet qe disa ditë për presionin e kërcënimet që, sipas tij, ia kanë bërë familja e Fitore Pacollit. Veliu në një seri storjesh me video të publikuara nga “Nacionale” ka deklaruar se kërcënimet që i ka marrë nga familjarët e deputetes së VV’së ishin të rënda, madje edhe kërcënime me vdekje.
“Veç je plak se pa t’mbytë dru s’e kisha lanë”, ishte kërcënimi që e ka deklaruar Veliu ta ketë marrë gjatë kohës sa është në kontest gjyqësorë më babain e Fitore Pacollit, për disa ari tokë të blera nga një serb, ish-banor në Kosovë para luftës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Pos Veliu, edhe disa dëshmitarë të tjerë kanë rrëfyer se toka e kontestuar është pronë e 89 vjeçarit, e jo e familjes Pacolli.
Kjo seri videosh ka nxitur reagimin e deputetes së LVV’së, Fitore Pacolli. Madje jo reagim “do si do”, por me plotë sulme, akuza e fyerje nga Berat Buzhalës, gazetarit dhe drejtuesit të mediumit “Nacionale”.
“Tuxhari i gazetarisë vazhdon sulmet ndaj meje dhe familjes sime për ngjarjen të cilën e kam sqaruar ditë më parë. Ai mendon se siç e ka krijuar pasurinë e tij me shantazhe mundet të vazhdojë ende të bëjë diçka të tillë”, ka shkruar Pacolli në facebook.
Ajo tutje ka ndarë disa pjesë të intervistave të ndryshme të Buzhalës, që për një mandat ka qenë edhe deputet i PDK’së, dhe thotë se “në pak sekonda mund të shihni shembullin shkollor të pasurimit përmes tuxharllëkut dhe mungesës së dinjitetit moral njerëzor”.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Buzhalës në facebook, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Kurre ne jete nuk i kam shku nje plaku 89 vjec me i thane “t’mys dajak”. As une as familja jeme. Jam ne gjendje me e deshmu cdo cent temin, se une s’jam mashtrues. Une punoj, edhe per me fitu. Jo si ti e vllaznit, qe keni lype vota per barazi, a knej shkoni neper ara te hallkut”, ka shkruar gazetari Buzhala.
“Perdore krejt aparatin e shtetit me me hetu, qysh jeni tuj e bo. E sheh ma vone edhe skandalin tjeter, mashtruese”, shkruan tutje Berat Buzhala.
Nga ana tjetër, deputetja e LVV’së, Fitore Pacolli edhe para pak ditësh, më t’u publikuar pjesa e parë e storjes nga “Nacionale” kishte reaguar në Facebook-un e saj, duke thënë se familja e saj nuk e ka kërcënuar Veliun.
“Lënda për të cilën flitet në video po trajtohet nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Sipas shënimeve zyrtare pronar legjitim i parcelës kadastrale 1164-1 dhe 1143-0, është Blerim Pacolli tani 10 vite. Prona është blerë në vitin 2014. I njëjti këtë padi e ka inicuar në gjykatën kompetente në shtator të vitit 2022, për shkak të pengim posedimit . Pengim posedimi është institute me të cilin vërtetohet se ekziston apo jo pengim posedimi në këtë pronë, dhe në rastin konkret kjo padi nuk ka të bëjë fare me nocionin e vërtetim pronësisë. Personi i cili flet në video, i padituri, me parashtresë nuk e ka kontestuar pronësinë në këtë palujtëshmëri të paditësit por duke prejudikuar faktin se Blerim Pacolli ka synim, ”të legalizojë rrugën që do të ndan pronat në mes veti”, pra pa kontestuar pronësinë e paditësit. Zotëriu tregon se fëmijët e tij më kanë kontaktuar. Po, është e vërtetë. Por, ata kanë kërkuar që unë të ndikoj te vëllau im të tërheq padinë në gjykatë. Pra, familja e zotëriut nuk ka interes që çështjen ta zgjidhin përmes gjykatës. Lënda do të trajtohet në seancën e thirrur me datë 29.05.2023”, kishte pretenduar deputetja e LVV’së.