×
  • Lajme
  • Lajme

    U aprovua versioni final i Autostradës së Dukagjinit

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 12:13

    Komiteti drejtues ndërministror për zhvillimin e projektit “Autostrada Istog-Peje-Deçan-Gjakovë – Prizren”, ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin për variantin final të këtij projekti.


    Përzgjedhja e këtij varianti  të Autostradës së Dukagjinit, vjen pas dëgjimeve publike të realizuara me qytetarët e të gjitha komunave që i përshkon ky projekt.

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, kryesues i këtij komiteti, theksoi rëndësinë e këtij vendimi i cili i hapë rrugë projektimit të detajuar. Mes të tjerash shtoi se më këtë autostradë, Kosovës i hapet perspektivë më e madhe me krijimin e lidhjeve me korridoret pan evropiane.

    Anëtarët e komitetit diskutuan edhe për të tjera aspekte të ecurisë së realizimit të këtij projekti, ndërsa u shprehën të kënaqur me procesin e deritanishëm.​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!