×
  • Lajme
  • Show Time
  • Lajme

    U raportua se ndodhet në paraburgim për drogë në Turqi, Valdrin Sahiti hyn “live” në Instagram, reagon edhe avokati

    Reporteri
    14 Prill 2023 | 14:14

    Ka dy ditë që është duke u raportuar se disenjatori i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti u arrestua në Turqi për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

    Sipas disa raportimeve të sotme, Sahiti ndodhet në paraburgim, por më vonë doli se ky raportim është i rremë.

    Reagime të njëpasnjëshme ka pasur edhe avokati i tij, Besnik Berisha por tentativa për të demantuar këto lajme, ka pasur edhe nga llogaria e Valdrin Sahitit në Instagram.

    Pak më parë nga llogaria e tij ka pasur një video live nga Dubai, e ku shihet edhe Sahiti në video.

     

    Avokati i disenjatorit, Besnik Berisha në një reagim të fundit i ka quajtur “fake news” raportimet se Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi.

    Berisha, edhe dje për gazetën online Reporteri.net, tha se klienti i tij ka vijuar rrugën normalisht dhe ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan.

    “Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar”, tha Berisha.

    Ai tha se Sahiti ndodhet në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore.

    “Ai aktualisht është në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore. Falënderojmë të gjithë për shqetësimin e shprehur, por e vërteta është më ndryshe nga ajo çfarë është raportuar”, tha Berisha për Reporteri.net. /Reporteri.net/

    https://reporteri.net/show-biz/valdrin-sahiti-raportohet-se-ndodhet-ne-paraburgim-ne-turqi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!