Bajram Hetemi nga Sllovia e Lipjanit të martën përfundoi në spital. Në këtë gjendje, erdhi pikëisht nga shefi i tij.
Ai po thotë se u rrah nga zëvëndësdrejtori i Kompanisë “Kajmak” Shpk, Glitin Qallaku, ku ky punonte.
Sipas Hetemit, atij i ishte thënë të shpërndante akullore punëtorëve tjerë, e ky ishte edhe fillimi i konfliktit.
“Drejtori kryesor na ka dhënë gjithmonë shpërblime, derisa kësaj here na ka thënë t’i shpërndajmë akullore punëtorëve”, thotë ai, raporton Klan Kosova.
Hetemi shpjegon se si ndodhi ngjarja, derisa thotë se i është kërkuar të largohet nga punë.
“Unë e lë punën, në fillim dua rrogën”, i ka thënë ai zëvëndësdrejtorit.
Sidoqoftë, nga kjo kompani përgjegjëse nuk kanë dhënë ndonjë koment rreth ngjarjes. /Reporteri.net/.
https://www.youtube.com/watch?v=28HXhqkzJCo
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.