Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se Glauk Konjufca do të jetë mandatari i dytë për krijimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Kurtit, Vetëvendosje do të provojë sërish me të njëjtin kabinet qeveritar që ishte propozuar herën e parë, kur ai nuk arriti të marrë besimin e deputetëve për postin e kryeministrit. Ndryshimi i vetëm, tha ai, do të jetë shkëmbimi i roleve mes tij dhe Konjufcës.

“Le të vazhdojmë me kabinetin e njëjtë që kemi propozuar. Unë marrë vendin e Glaukut e Glauku timin, siç jemi dakorduar mbrëmë në kryesi,” deklaroi Kurti.

Reklamë

Më 26 tetor, ditën kur Albin Kurti dështoi të marrë besimin për krijimin e qeverisë ai e propozoi këtë kabinet:

Zëvendësministër i parë dhe Ministër i Jashtëm, – Glauk Konjufca

Zëvendësministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave – Fikrim Damka

Ministër i Financave – Hekuran Murati

Reklamë

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu

Reklamë

Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministër i Arsimit – Avni Zogiani

Ministër i Kulturës – Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit – Blerim Gashani

Reklamë

Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës – Dimal Basha

Reklamë

Ministre e Tregtisë – Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë – Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Veshall. /Reporteri.net