×
  • Lajme
  • Lajme

    Varhelyi vazhdon të shënjestrohet si “i anshëm dhe i butë ndaj Serbisë” brenda BE-së

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 10:50
    Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç

    “I anshëm e i butë ndaj Serbisë”. Kështu e karakterizoi Raportuesi në Parlamentin Evropian për Mal të Zi, Tonino Picula, Oliver Varhelyi-n, Komisionarin Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësii.

    Varhelyi, i cili kohëve të fundit në veçanti është vlerësuar për “afri” ndaj Serbisë, dhe i cili është quajtur “njeriu i Viktor Orban-it në Bruksel”, për eurodeputetin kroat Tonino Picula “nuk mund të injorohet më” në raportin e “njëanshën” të tij ndaj Serbisë.

    Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian dëshiron të nisë një hetim për veprimet e Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelji, u njoftua ditë më parë nga disa europarlamentarë.

    “Hetimi do të nisë për shkak të pretendimeve se Varhelyi po minon qëllimisht reformat në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendet kandidate për në BE”, shkroi një eurodeputet në Twitter.

    Portali malazias “CdM” ka pyetur Picula-n nëse veprimet e Varhelyi-t, por edhe raportimet kundër tij, mund të shkundin kredibilitetin e Komisionit Evropian, tha se megjithatë nuk është Mali i Zi ai që po pret BE-në, por anasjelltas.

    “Progresi më së shumti varet nga vullneti politik i Podgoricës për të përmbushur obligimet e pranuara. BE-ja ka dëshmuar tashmë përmes instrumentit financiar IPAIII për asistencën e para-anëtarësimit se sa dëshiron që Mali i Zi t’i bashkohet radhëve të saj. Në këtë rast është e rëndësishme që të kemi një komunikim të qartë, transparent dhe të dyanshëm, i cili do të mundësonte përmbushjen e ambicieve të të dyja palëve”, është i qartë Picula

    Varhelyi mori kritika të shumta për raportim të anshëm dhe “pozitiv” për Serbinë në raportim e KE-së.

    Një zyrtar i BE-së i afërt me Varhelyi, i cili kishte dëshiruar të mbetet anonim, kishte thënë për Deutsche Welle se komisioneri dhe kabineti i tij janë përpjekur të zbusin sistematikisht çdo kritikë ndaj Serbisë.

    Kjo mund të shihet në raportet e progresit të shkruara nga Brukseli për kandidatët për anëtarësim në BE. “Pjese kritike, për shembull për lirinë e shtypit në Serbi, u hoqën nga raportet tona; vlerësimet negative u shndërruan në më pozitive,” tha burimi i BE-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!