×
  • Lajme
  • Lajme

    Varianti ‘Delta’, Ministri Vita: Situata epidemiologjike është shumë serioze, vaksina ka mjafshtueshëm

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 19:59

    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia thotë se situata epidemiologjike në vend është serioze për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.


    Ai ka prezantuar masat e reja që do t’i prezantohet qeverisë së Kosovës në mbledhjen e ditës së nesërme.

    “Prandaj ekspertët e fushës, ne qysh neser do t’i propozojmë qeverisë marrjen e masave: mbylljen për një kohë të klubeve të natës, reduktimin e orarit të gastronomisë, derisa do propozojmë një zgjidhje edhe rreth dasmave, me shumë kufizime të reja për shkak të rezervimeve të mëhershme që i kanë bërë qytetarët tanë”, ka thënë shkurtimisht Vitia.

    Krahas kësaj ai ka bërë thirrje për vaksinim.

    ‘Çdo qytetar i Kosovës do të ketë mundësi të vaksinohet sepse kemi vaksina të mjaftueshme, kemi vaksina të aprovuara nga EMA. Qytetarët mund të zgjedhin cilin lloj të vaksinës duan të marrin”, tha Vitia.

    “Vaksina është mundësia jonë e vetme dhe më e mira për t’i dhënë përgjigje virusit por krahas kësaj natyrisht edhe zbatimi i masave në fuqi dhe zbatimi i masave që presim të aprovohen nesër”, shtoi ai.

    “Nga QKUK’ja është bërë e ditur se shumica e rasteve që janë hospitalizim në klinikat e saj janë raste të qytetarët që nuk janë vaksinuar. Personat që kanë qenë nga vaksinuar dhe që janë prekur nga virusi janë duke e kaluar virusin shumë më lehtë”, theksoi ai.

    Ai tha se nga 173 mostra të testuara jasht vendit, 171 apo 99.3% prej tyre kanë rezultuar të jenë me variantin Delta.

    “Kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme me masa të reja, për t’i dhënë priritet absulut shëndetit tonë”, tha ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!