×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon aksioni policor: 67 aparate për mihje të kriptovalutave sekuestrohen në Mitrovicë

    Reporteri
    06 Janar 2022 | 22:13

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka sekuestruar 67 aparate për mihjen e kriptovalutave. Aksioni ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut, shkruan Reporteri.net.

    “Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, nën dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme në orët e pasdites së sotme kanë realizuar një bastisje”, njofton Policia.
    Policia thotë se si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, me ç’rast bastisja është realizuar në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ në Mitrovicën e Jugut. Gjatë bastisjes për veprimtari të kundërligjshme janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.
    Për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e kundërligjshme hetuesit policor kanë identifikuar personin e dyshuar.
    Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore.
    Para pak orësh, Policia e Kosovës ka sekuestruar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave  edhe në Podujevë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!