×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon beteja politike në Mal të Zi, më 30 shtator seanca për shkurtimin e mandatit të qeverisë

    Reporteri
    26 Shtator 2022 | 14:05

    Iniciativa për shkurtimin e mandatit të parlamentit malazez do të jetë në agjendë diskutimi më 30 shtator në ora 12:00, mësoi portali malezez CdM i lajmeve, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Përkundër se ditë më parë u lajmërua se kryeparlamentarja Danijella Gjuroviç ia kishte refuzuar kërkesën presidentit malazez, Millo Gjukanoviç, që parlamentit t’i shkëputet mandati edhe ashtu teknik.

    “Propozimi është rishkruar, po presim kryetaren e parlamentit, e cila obligohet me Kushtetutë dhe rregullad procedurale për ta thirrur seancën”, ka thënë partia që udhëhiqet nga Gjukanoviç.

    Kujtojmë se mazhoranca e vjetër parlamentare është ribashkuar për të pretenduar formimin e qeverisë së re bazuar në rezultatet zgjedhore të 20 gushtit 2020.

    Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka bërë thirrje që të mos eksperimentohet më me rezultate të para 2 viteve, ngase nga këto rezultate janë rrëzuar dy qeveri.

    Mandati duhet t’i kthehet votuesve, ka thënë presidenti malezez.

    Në anën tjetër blloku pro-serb i Frontit Demokratik kanë dorëzuar 41 nënshkrime për formimin e qeverisë së re, me mandatar Miodrag Lekiç./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!