Pas dështimit për t’i marrë votat me emrat e Hekuran Muratit dhe Arbërie Nagavcit, VV ka propozuar Dimal Bashën për postin e Kryeparlamentarit, shkruan Reporteri.net.

As ky propozim i VV-së nuk kaloi.

Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë.

Reklamë

Vetëm 57 deputetë votuan për, kundër 25, dhe abstenim 24 deputetë.

Votat abstenuse në votimin për Bashën ishin ato të PDK-së.

Seanca u ndërpre nga Kryesuesi Avni Dehari, për t’u caktuar vazhdimi të martën.

Dy propozimet e para për sot ishin, Hekuran Murati i cili mori 55 vota, ndërsa po aq vota mori edhe kandidatura tjetër, Arbërie Nagavci. /Reporteri.net/