Media e afërt me qeverinë serbe “Novosti” thotë se ka siguruar “pamje ekskluzive” të një ushtari të forcës britanike duke lëshuar një dron mbi liqenin e Ujmanit për arsye të panjohura.

Ky medium i referohet fjalimit të së enjtes të presidentit serb, i cili duke folur për dronin komercial që Ushtria Serbe pretendon të ketë vëzhguar mbi barrakdat ushtarake të Rashkës dhe të cilin gjithashtu pretendojnë ta kenë rrëzuar, thoitë se NATO-ja ka intensifikuar aktivitetet e saj në pjesët kufitare Kosovë-Serbi.

Vuçiç gjatë një ushtrimi ushtarak të quajtur “Manovra 2022” tha se dronë të KFOR “po luanin vërdallë” në Brnjak dhe Jarinje të mërkuren gjatë tërë ditës.

Reklamë

Ministri kosovar, Armend Mehaj, ditë më parë tha se pretendimet se ka dronë të Kosovës të cilët po vëzhgojnë barrakat ushtarake serbe i quajti të gënjeshtërta dhe asgjë më shumë se pretekst të shtetit serb për të shtuar praninë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën./Reporteri.net/