×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Vazhdimi i seancës

    Vazhdon me short zgjedhja e nënkryetarit serb

    Reporteri
    30 Gusht 2025 | 12:01

    Me një vonesë prej gati 1 orë, ka nisur seanca konstituive ku do të votohet për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Në sallë janë të pranishëm 104 deputetë. Deputetët e AAK’së dhe Nismës nuk po marrin pjesë në seancë.

    Kryeparlamentari Dimal Basha ka vendosur që të vazhdohet me short për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, ku edhe ka ngecur në gjysmë konstituimi i Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    “Janë edhe gjashtë votime dhe tre kandidatë”, tha Basha.

    Të parës i ra shorti deputetes Miljana Nikolliq. Ajo nuk mori asnjë votë për në të tri herat kur emri i saj u hodh në votim radhazi.

    Votat ka dështuar t’i marrë edhe Nenad Rashiq dhe Igor Simiq./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!