×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon seanca e Kuvendit, debatohet për Ligjin e Pagave

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 14:36

    Po vazhdon sot seanca e Kuvendit të Kosovës, e nisur mëngjesin e së hënës, ku sot pikë e rendit të ditës është diskutimi i Ligjit për Pagat në sektorin publik.

    Këtë diskutim e ka propozuar Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Shefi i këtij GP, Besnik Tahiri tha se ky ligj është diskutuar dhjetë vite, derisa Qeveria Haradinaj e kishte miratuar.

    “Tani e 10 vite ky ligj është në diskutim e sipër nga qeveri të ndryshme, deri në Qeverinë Haradinaj ku është proceduar dhe miratuar dhe pastaj Kuvendi e ka miratuar. Do të doja të them se ky Ligj, është Ligj i cili kur është miratuar në Qeveri ka pasur lëvdata nga Bashkësia Ndërkombëtare, BE, për shkak se pas shumë vitesh ka arritur të miratojë një ligj me rëndësi të veçantë”, tha Tahiri.

    Mimoza Kusari Lila nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kujtuar se kundër këtij Ligji kanë qenë disa sindikata.

    “Asokohe ligji ishte përgatitur shumë keq. Mëse 18 çështje janë lënë në rregullore administrative”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!