×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon të zbrazet Kosova: Sonte u larguan 49 të rinj nga Kamenica

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 20:03

    Ndërsa Kuvendi i Kosovës nesër nga ora 10:00 debaton për ikjet e qytetarëve nga vendi me ç’rast synon ta parandaloi këtë dukuri përmes një rezolute që synon ta nxjerrë pas debaitit nga ligjvënësit, në anën tjetër largimet e qytetarëve drejt perëndimit nga komuna të ndryshme nuk kanë të ndalur.


    Saktësisht 49 të rinj janë larguar sonte nga Kosova, konkretisht nga komuna e Kamenicës, njofton faqja kamenicapress, shkruan Reporteri.net.

    Sipas kësaj faqe, vala e largimeve ka prekur pothuaj çdo lokalitet të Kamenicës dhe sipas saj në zyrën që ndërmjetëson punësimin, qindra njerëz janë në pritje të kontratave e vizave të punës.

    Ndërsa ikjet e të rinjve po faktohen çdo ditë, Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se nuk ekzistojnë ikjet masive nga Kosova. Sipas tij, kjo është gënjeshtër dhe i konvenon vetëm interesave të Rusisë në rajon.

    “E vërtetë âsht që edhe unë shkoj e pres për një vizë me orë, e punoj për Qeverinë e vendit tim. Po kush merr vizë (zyrtare, pune apo turistike) e pret biletë avioni nuk është ikje. Është lëvizje ligjore. Njerëzit shkojnë zyrtarisht për punë e biznes”, ka shkruar Matoshi.

    Por ndaj këtij shkrimi ka reaguar edhe Blerim Latifi që është këshilltar i kryekuvendarit Kadri Veseli.

    Latifi në një shkrim në Facebook, thotë se “është koha ta shohim veten në pasqyrë”.
    Kujtojmë se kryeministri Haradinaj ka deklaruar se shifrat reale flasin për 3515 largime brenda vitit 2018, por Ambasada e Gjermanisë ka konfirmuar se më 2018 ka lëshuar 38 mijë viza për kosovarët. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!