×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e dy të rinjve në aksident, nesër ditë zie në Lipjan

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 20:16

    Me vendim të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nesër është shpallur ditë zie në Komunën e Lipjanit.


    Kështu duke ndarë dhimbjen me familjet Retkoceri e Tmava me rastin e humbjes së jetës së Leonard Retkocerit dhe Sabit Tmavës në fshatin Duhël, Komuna e Lipjanit, me vendim anulon të gjitha aktivitetet politike dhe aktivitete të tjera që janë paraparë të mbahen tw dielën.

    Imri Ahmeti pak më parë ka ngushëlluar familjet e viktimave edhe përmes një reagimi në facebook.

    “Ky lajm i trisht dhe i dhembshëm na shokoi të gjithëve, ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të rinjve, ngushëllime shokëve dhe miqve. Le të jetë kjo ngjarja e fundit që humbim të rinjtë tanë në aksidente komunikacioni. Leo do të na mungoj mirësjellja jote dhe kafet tua në Komunë’’, ka shkruar Ahmeti.

    Në aksidentin në fjalë ishin të përfshira një veturë, një kamion dhe një kamionët, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ne vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i veturës Q.H 1996,dhe dy pasagjeri e automjetit L.R.,1998 dhe J.T 1999, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe (një) pasagjere që ka qenë në kamion.

    Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal dhe Prokurorit te Shtetit bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i veturës i cili hynë ne tejkalim ne vendin e ndaluar (vije e plot dhe kthesë) dhe ne mënyrë frontalë goditë kamionin i cili ishte ne drejtimin e kundërt, ku për pasojë shkakton aksident trafiku me fatalitet.

    Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

    Me urdhër të prokurorit te shteti vozitësi i kamionit ndalohet për 48 orë.

    Policia e Kosovës edhe një herë kërkon dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit ne trafik qe te kenë kujdes, të respektojnë rregullat e trafikut, të përqendrohen në ngasje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!