×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 61-vjeçari nga Gjakova në motel gjatë aktit me një 21-vjeçare, dyshohet se piu viagra

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 12:03

    Një person është gjetur pa shenja jete, në qytetin e Gjakovës.


    Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësiteve policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar nga burimet e saj brenda Policisë së Gjakovës se viktima i moshës 61-vjeçare është gjendur i vdekur në një hotel.

    Viktima dyshohet se ka vdekur gjatë aktit seksual me një 21-vjeçare nga Shqipëria.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur një lloj substance që dyshohet se është viagra, dhe nga përdorimi i saj dyshohet të ketë vdekur 61-vjeçari. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!