×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes edhe personi i tretë nga aksidenti në Podujevë

    Reporteri
    10 Janar 2022 | 9:21

    Mëngjesin e sotëm ka vdekur edhe personi i tretë nga aksidenti që ndodhi dje në rrugën Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Lupç, shkruan Reporteri.net.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

    “Personi i tretë që ka ndërruar jetë është i vitit 1975. Të tre viktimat janë meshkuj”, tha Ulaj për Reporteri.net.

    Të lënduar nga aksidenti mbesin edhe 8 persona tjerë.

    Aksidenti ndodhi të dielën pasdite ku u përfshinë tri vetura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!