×
  • Lajme
  • Art/Kulturë

    Vdes poeti i famshëm kosovar që jetonte e vepronte në Meksikë, Xhevdet Bajraj

    Reporteri
    22 Qershor 2022 | 19:48

    Sot ka vdekur poeti me famë edhe jashtë Kosovës, Xhevdet Bajraj.

    Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadil Bajraj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

    “Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit iu lajmërojmë në ditët në vijim”, ka shkruar ai.

    Poeti Bajraj ka lindur në vitin 1960. Ai është nga qyteti i Rahovecit, ku e ka kaluar edhe një pjesë të jetës së tij. Në kohën e luftës në Kosovë, ai u largua për në Meksikë, ku jetoi dhe veproi deri në ditët e fundit të jetës së tij.

    Bajraj ka disa botime me poezi në gjuhën shqipe dhe atë spanjolle, e cila është gjuhë edhe e Meksikës ku ai jetoi për më shumë se dy dekada. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!