×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdiq ish-komandanti i trupave të KFOR-it në Kosovë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 13:07

    Ka vdekur gjenerali Klaus Reinhardt, që ishte komandanti i dytë i trupave të KFOR-it në Kosovë.

    Ministrja e jashtme Donika Gërvalla, e ka kujtuar atë përmes një postimi në Facebook-un e saj personal, transmeton Reporteri.net.

    Megjithatë ajo i është referuar si komandanti i parë i KFOR-it.

    “Me pikëllim të thellë kam pranuar lajmin që është ndarë nga jeta Gjenerali Klaus Reinhardt. Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid. Krahas mbrojtjes së popullsisë, vendosjes dhe ruajtjes së paqes në Kosovë, roli i Gjeneralit Reinhardt ishte vendimtar edhe në dhënien e impulseve të shumta dhe të rëndësishme për rindërtimin e shtëpive private dhe institucioneve publike si dhe në ringritjen e institucioneve civile”, shkroi Gërvalla.

    Komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë është Sir Michael David Jackson.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!