×
  • Lajme
  • Lajme

    Veçernji List: Kurti refuzoi propozimet e Beogradit

    Reporteri
    19 Gusht 2022 | 11:13

    Kurti refuzoi të gjitha propozimet e Beogradit, shkroi gazeta kroate Veçernji List, transmeton “Reporteri.net”.

    Në një artikull të botuar në gazetën kroate kushtuar ngjarjeve të takimit të Nivelit të Lartë, gazeta kroate shkruan se “Vuçiç njoftoi lajme të këqija për serbët” ngase, siç thonë ata, “Kurti e refuzoi Vuçiçin”.

    “Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas një viti, janë takuar sot në Bruksel, në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, ku janë pritur nga Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, por nuk u qetësuan fare marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve. Përveç Borrelit, mikpritës ishte edhe i dërguari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak”, rikujton gazeta kroate.

    Dy takimet trepalëshe brenda një dite nuk sollën rezultate konkrete, derisa gjatë mbajtjes së takimit mediat serbe të afërta me Vuçiç lajmëruan se presidenti serb thirri mbledhje me serbët e Kosovës në Beograd të dielen në ora 11:00.

    Tabloidet serbe i dhanë jehonë këtij si lajmërimi si “lajm i keq për serbët”, derisa vartësi i Vuçiç, Petar Petkoviç, doli shkurtazi u deklarua për gazetarë se nuk ishte arritur marrëveshje dhe se presidenti serb do t’u adresohej serbëve të premten rreth ngjarjeve në takim.

    Për takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë nuk u tha shumë, përveç se ai “nuk ishte normal, nuk ishte i rregullt, ishte i vështirë, palët s’mund të përafroheshin, nuk pati marrëveshje, etj”, siç tregoi edhe vetë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, shkruan “Reporteri.net”.

    Takimi i djeshëm trepalësh nuk solli fryte konkrete, por burime të Radios Evropa e Lirë thanë se ndonëse takimi ishte i vështirë, ishte më i miri që kishte ndodhur deri më tani mes Kurtit dhe Vuçiç, ku palët diskutuan më në detaje se ndonjëherë rreth arritjes së një marrëveshje.

    Madje, siç thanë burime diplomatike të REL-së që nuk pranuar të identifikohen me emër, liderët u pajtuan që të takohen një herë në muaj, që përbën progres në qasje të dialogut nga ngërçi i madh për një kohë të gjatë.

    Takimi në Bruksel erdhi pas tensioneve të mëdha rreth dy vendimeve të reja të qeverisë së Kosovës për reciprocitet për letra të udhëtimit si dhe ndalimin e targave ilegale të lëshuara nga MPB-ja serbe për veturat e serbëve në Kosovë.

    Beogradi instrumentalizoi rezistencë lokale të serbëve të Veriut duke barrikaduar dhe pamundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve e mallrave/Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!