×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i deputetit të VV-së: Hashim Thaçi është zgjidhja e problemit me reduktimet energjetike

    Reporteri
    23 Dhjetor 2021 | 11:27

    Gazmend Muja, që është vëllai i deputetit të VV-së, Armend Muja, ka thënë se zgjidhja e problemit të rrymës në Kosovë është ish-presidenti Hashim Thaçi.

    Ashtu si shumë qytetarë të tjerë edhe Muja ka ngritur shqetësimin për rikthimin e reduktimit të rrymës në vend.

    “Pas 10 vjetësh rikthehen reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë! Zgjidhja e problemit”, ka shkruar ai duke publikuar një foto me Thaçin.

    Vëllezërit Muja kanë bindje të ndryshme politike. Gazmend Muja është me PDK-në, ndërkaq Armend Muja është deputet në VV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!