×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi për orët e humbura do të tërhiqet

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 13:11

    Pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, kryetari Ismajl Kurteshi, ka thënë se kërkesat e SBASHK-ut tanimë janë të plotësuara sepse MASHT-i, është i interesuar për një vendim të ri për kompensimin e orëve.


    Komisioni parlamentar është zotuar se do të punojë në ligjin për pagat sa i përket ciklit klasor të mësimdhënësve, ndërsa kërkesa ka qenë që SBASHK-u të merr vendim për kompensimin e mësimit.

    Ministri Shyqyri Bytyqi pas mbledhjes tha se janë gati zgjidhjes së problemit.

    “SBASHK-u ka qenë bashkëpunues në këtë aspekt. Do ta bëj tërheqjen e vendimit për orët e humbura. Nëse ndryshohet edhe koeficienti i pagave për mësimdhënësit 1-5 deri 6.9, atëherë do të thërrasim këshillin dhe do të marrim vendim për kompensimin e orëve të humbura”, tha ministri.

    Ndërsa Vjollca Gashi nga SBASHK-u, tha se në momentin e ndryshimit të koeficientit ne do ta mbledhim kryesinë e SBASHK-ut dhe do të vendosim, por deri tani qëndrimi është që të kompensohet vetëm një javë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!