×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendoset gurthemeli i Muzeut “Bllaca 99”, Kosova me porosi për Serbinë

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 16:44

    Është vënë edhe gurthemeli i Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”, në fshatin Bllacë të Komunës së Hanit të Elezit, shkruan Reporteri.net.


    Me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj, tha se i vejnë gur-themelin një shtëpie qe i zë kujtimet e shqiptarëve, me shpresë që ndjekjen nga toka e vet nuk do ta përjetojë më askush.

    Ai tha se muzeu do të jetë shtëpie e kujtesës kolektive ku do të vijnë breza për të mësuar sa e shtrenjtë është liria dhe sa dhembje sjell rruga deri në liri.

    “Kujtesa jonë duhet ta zgjojë vëmendjen e secilit njëri, edhe fqinjëve tanë, sidomos të serbëve që mos të ua trazojnë plagët ende të freskëta shqiptarëve, por t’i respektojnë vuajtjet e tyre, tha Haradinaj.

    Haradinaj shtoi se ky muze flet kundër mizorisë së njeriut naj njeriut.

    “Në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve por edhe të rezistencës së refugjatëve kosovarë, po e ngrisim këtë qendër përkujtimore të gjenocidit serb në Kosovë, pra ‘Bllacën 99’. Shtëpi qe flet me zërin e ndërgjegjes kundër harresës, ky duhet të jetë një muze botëror, i gjithëkohshëm që flet kundër mizorisë së njeriut ndaj njeriut”, tha ai.

    Ai falënderoi të gjithë bashkëkombësit, dhe miqtë ndërkombëtarë për ndihmën që u dhanë shqiptarëve 20 vjet më parë, ku i pritën dhe i ndihmuan si refugjatë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!