×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Vendimi i Kushtetueses

    Vendosja e masës së përkohshme, Abdixhiku: Padituria kushton, edhe 30 ditë të tjera të humbura minimalisht

    Reporteri
    05 Shtator 2025 | 14:33

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme deri më 30 shtator, pas kërkesës së Listës Serbe lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

    Abdixhiku ka thënë se janë edhe 30 ditë tjera të humbura minimalisht dhe se një shtet i tërë është bllokua “për një pozitë të parëndësishme partiake në Kuvendin e Kosovës”, duke shtuar se “padituria kushton” shkruan Reporteri.net.

    “ Tridhjetë ditë të tjera pa institucione funksionale, pa ligje që bëhen, pa projekte që ecin. Si po humbka Serbia kështu? Ne të bllokuar për një nënkryetar të parëndësishëm, e ata humbës disi?!”, ka shkruar Abdixhiku.

    Sipas Abdixhikut, e gjithë kjo po bëhet për vota nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Në mungesë të ideve, në mungesë të projekteve, në përballje me afera korruptive që bërtasin gjithandej hajni, vreri i tradhëtarëve e patriotëve në moçalin e madh të pështymave bëhet krejt i lehtë. Gojën plot Serbi – është lehtë. Punë për Kosovën është vështirë për ata që veç karrigën kanë synim”, ka shkruar Abdixhiku.

    Sipas vendimit të Kushtetueses, masa e përkohshme është vendosur nga sot deri më datën 30 shtator, ashtu që deputetëve u ndalohet çdo veprim si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!