Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka paralajmëruara masa të ashpra ligjore për nepotizmin në institucionet publike. Këtë deklarim ai e bëri gjatë vizitës në Agjencinë AntiKorrupsion.
Veseli tha se është e patolerueshme që një zyrtar publik të jetë ‘aq grykës’ e të punësojë krejt familjen.
Kreu i Kuvendit tha se nuk duhet askush të akuzojë një parti ose tjetër. Bile tha edhe vetë njerëzit e partisë së tij kanë gisht në punësime. Kur u pyet se edhe njerëzit e partisë së tij po punësojnë familjarë, ai tha mediat duhet që t’i raportojnë çdo rast, me emër e mbiemër.
“Secili do të paguajë kush çka ka ba, me ligj. Ky është problem që duhet me e ndalë”, ka thënë ai.
Kur foli për masa ligjore kundër nepotizmit, ai përmendi një shembull të iniciativave nga qeverisja e John Kendeyt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kohën e tij si president Kenedy kishte nxjerrë ligje kundër nepotizmit.
Ndryshe, kjo deklaratë e kryeparlamentarit Veseli po behet në kohen kur mediat kanë nxjerr në publik raste të ndryshme punësimit – kryesisht në Telekom – të militanteve dhe familjarëve të zyrtarëve të lartë të partnerëve të tij të koalicionit AAK e NISMA. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.